Lajme

Momenti kur gazetarët e policët sulmohen me gurë nga serbët lokalë në Veri

Të premten disa grupe qytetarësh serbë u përplasën me Policinë e Kosovës, e cila po asistonte kryetarët e rinj të tre komunave veriore të banuara me shumicë serbe, për të hyrë në zyrat e tyre.

Serbët sulmuan me gurë policët, me ç’rast u lënduan pesë policë dhe po ashtu dëmtuan katër vetura zyrtare.

Por, serbet nuk kursyen as gazetarë duke ua dëmtuar veturat e tyre.

Në disa pamje që ka publikuar ATV shihet momenti kur serbët sulmojnë policët, duke mos kursyer asgjë.