Momenti kur aksidentohen kamioni dhe autobusi me nxënës
Një aksident i rëndë ndodhi sot në Vragoli, ku rreth 30 persona pësuan lëndime trupore.
Aksidenti mes një kamioni dhe një autobusi bëri që të bllokohet përkohësisht qarkullimi në atë rrugë.
Lajmi është konfimuar edhe nga Policia e Kosovës dhe hetimet për këtë aksident janë duke u bërë.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli).
Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje.
Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore” ka bërë të ditur për Demos, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë.
Ndërkohë, Indeksonline ka siguruar pamje të momentit kur ka ndodhur aksidenti në fjalë.