Lajme

Mjekët në QKUK hyjnë në operim pa materialet e duhura, pacientëve u vihen “shrafa” jo adekuat

Mungesa e barnave dhe materialeve që nevojitën për ndërhyrje kirurgjike në QKUK, vazhdon të jetë një problem kyç.

E në mungesë të barnave e materialeve përkatëse, mjekët detyrohen shpesh herë që të improvizojnë, gjë që nuk lejohet në mjekësi.

Kjo ndodhë edhe në ndërhyrjet në Kirurgjinë Ortopedike, që tek pacientët të vihen materiale jo adekuate.

Kirurgu Pleurat Sejdiu ka thënë për IndeksOnline, se mjekët shpesh herë gjinden në situatat të vështira, si pasojë e mungesës së materialeve të duhura për operim. E për këtë, ka raste kur mjekët paditen nga pacientët dhe se iu duhet të merren dhe me procese gjyqësore.

“Të hysh në sallë të operacionit, apo të përgatitesh për sallë operacioni, me mendimin se a kam apo s’kam. Apo a guxoj të improvizoj, që improvizimi në Shëndetësi është i dënueshëm. Dhe kemi shumë raste në lëmin time të Ortopedisë, që iu ka qit një shraf më i gjatë apo një më i shkurtë. Ti i ke pasur vetëm ato. Nuk ke të drejtë me i këput ata shrafa dhe janë në procese gjyqësore, se ma ka qit shrafin më të gjatë dhe po më pengon. Ligjërisht është në rregull, se është legjitime. Prandaj gjithë këto janë çështje, të cilat mjeku është mes ecjes në teh dhe mes dy sfidave. Do të thotë në pozitën humbës- humbës. Pacienti mund të jetë fitues-fitues”, thotë Sejdiu.