Mitrovicasi ushtron dhunë ndaj gruas së tij pasi ajo rrahu djalin e tyre 4-vjeçar
Mosmarrëveshjet mes çifteve shpesh herë eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike. Zakonisht viktima janë gratë të cilat kërcënohen e dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre e që më pas kërkojnë ndihmën e Policisë për të siguruar mbrojte, raporton Gazeta Sinjali.
Në Polici kanë përfunduar edhe një çift në Mitrovicë, pasi dyshohet se burri ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se gruaja ka denoncuar rastin tek organet e rendit, ku ka deklaruar se i shoqi e ka rrahur brutalisht duke e goditur me grushte e shqelma në tokë.
Sipas saj, e gjithë kjo ndodhi pasi 31-vjeçarja ka rrahur djalin e tyre 4-vjeçar në praninë e bashkëshortit te saj.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Ndërkohë viktima është dërguar në strehimore.