Lajme

Mitrovicasi që e goditi me thikë 20 herë gruan dhe e inçizoi teksa jepte shpirt – denohet me burgim të përjetshëm

Me 20 maj të këtij viti, Besmir Ademi nga Mitrovica vrau me thikë gruan e tij Jetmira Beka në Gjermani.

Jetmira nënë e tre fëmijëve u vra në mënyrë makabre nga i shoqi i saj, i cili e goditi me thikë në parkingun përballë një dyqani në Gjermani dhe më pas e filmoi teksa po jepte shpirt.

Bild shkruan se Ademi sot është denuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia gjermane, transmeton vezhguesi.com

Në seancë gjyqësore ai ka shprehur pendesë duke thënë se do të bënte çdo gjë për të kthyer kohën pas për të zhbërë krimin makabër.

“Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për të zhbërë krimin. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një boshllëk të madh në zemër”, citohet të ketë thënë në gjyq Besmiri.

Prokuroria gjermane bën me dije se Besmiri e ka goditur njëzet herë me thikë gruan e tij me një thikë njëzet centimetra të gjatë. Gjashtë nga goditjet me thikë ishin fatale, tha gjykata.

Ky krim makabër tronditi Kosovën dhe veçanarisht Mitrovicën, qytet nga i cili e kishte prejardhjen e ndjera Jetmira Beka dhe Besmir Sejdiu