Mitrovicasi e kap në flagrancë hajnin duke vjedhur në shtëpinë e tij, e ‘çon’ në Polici
Rastet e vjedhjeve nëpër shtëpitë private e biznese në Kosovë janë shndërruar në dukuri shqetësuese. Zakonisht personat e dyshuar arrijnë të ikin nga vendi i ngjarjes, për t’u kapur më vonë nga Policia, por ka edhe herë kur ata kapen në flagrancë nga pronarët e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person ka kapur mat një të mitur duke kryer vjedhje në shtëpinë e tij, të enjten pas mesnate.
Sinjali mëson se pronari i shtëpisë e zuri hajnin duke vjedhur mjete të punës dhe arriti ta ndalojë e më pas ta ‘dorëzojë’ te Policia – të cilët i njoftoi menjëherë për rastin.
Si rezultat i denoncimit, i njëjti më pas është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar nga hetuesit policorë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet për ‘Vjedhje e rëndë’.