Lajme

Miqtë rrahën dhëndrin që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj motrës së tyre

Një rrahje në Pejë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në tek “Ura e Gurit” në Pejë, ku të përfshirë kanë qenë tre persona.

Burime të KALLXO.com bëjnë me dije se bëhet fjalët për një rrahje, ku miqtë dyshohen kanë rrahur dhëndrin e tyre, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë në familje.

Deri më tani, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është në ndalim për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër vazhdon të jetë në kërkim për këtë rrahje.

Përderisa edhe personi që është rrahur sot mësohet se do të ndalohet për 48 orë.

Në anën tjetër, KALLXO.com mëson se gruaja e dhëndrit që u rrah sot është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar gjatë ditës edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se për rastin Policia është njoftuar në ora 16:10 dhe se të përfshirë në ngjarje kanë qenë tre persona.

Ai tregoi se si pasojë e ngjarjes një person ka marr tretman mjekësor dhe se rasti vazhdon të hetohet tutje.