Ministri Mehaj viziton nënën e dëshmorit Taulant Nura, e cila u sulmua ditë më parë nga një infermiere në qendrën e të moshuarve “Orenda”
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar nënën e dëshmorti, Taulant Nura, Eminen e cila u sulmua nga një infermiere në qendrën e të moshuarve “Orenda”, në Pejë.
Mehaj tha se “Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim. Kujdesi i familjes nuk ka munguar asnjëherë për nënën Minire”.
Postimi i plotë
Sonte ishim në Gjakovë, vizitë tek nëna Minire, e cila i dha kombit shqiptar djalin e saj, dëshmorin e lirisë, Taulant Nura.
Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre.
Ne nuk guxojmë t’ia lejojmë vetes e as pasardhëve tanë që t’i harrojmë ato, të harrojmë sakrificën dhe qëndresën e tyre, e aq më pak nuk guxojmë as të mendojmë të mos t’i respektojmë. Kjo nuk na falet, këtë nuk guxojmë ta falim.
Kujdesi i familjes nuk ka munguar asnjëherë për nënën Minire.
Djali i saj, Taulanti iu bashkua UÇK-së qysh në moshën 17 vjeçare, ai nuk dallohej vetëm për nga mosha, por edhe për nga guximi i cili buronte thellë nga shpirti i tij. Dëshmi për këtë na ka mbetur edhe videoja e tij, kur pyetet se: A ke frikë?, e ai përgjigjet: Jo more çfarë frike.
Nëna Minire, ia fali djalin e saj atdheut i cili ra dëshmor, por fitoi zemrat e gjithë shqiptarëve, gjithashtu djemtë e ushtrisë sonë janë të gjithë si të ishin djemtë e saj, të gjithë ne do t’i gjendemi pranë sa herë që ka nevojë.
Dëshmorët tanë nuk do t’i harrojmë asnjëherë, rrugës së tyre do të ecim gjithmonë.
Lavdi!