Mihrija e Naimi i bëjnë dhuratë “modeste” nuses së tyre, i blejnë një Range Rover
Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë njëri nga çiftet më të komentuara të showbizit të estradës shqiptare.
Pak javë më parë ata u komentuan shumë lidhur me një mbindërtim tek lagjia “Bregu i Diellit”.
Kjo tashmë duket se është tejkaluar nga ata, dhe llafet nuk i kanë lënë edhe shumë përshtypje.
Nusja e tyre e vetme, ka njoftuar se ka marrë një dhuratë nga vjehrria e saj, përkatësisht, Mihrija dhe Naimi.
“Faleminderit shumë për dhuratën”, ka shkruar ajo.
Në foto shihet një veturë e tipit “Range Rover”.