Kryesore

“M’i ke këput krahët”, vëllai i të riut nga Gjilani që vdiq dje, me postim lamtumirës për të

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta i riu nga Gjilani, Shpresim Jerliu i cili vuante nga një sëmundje.

Për vdekjen në moshë të hershme të Shpresimit kanë reaguar një numër i madh i shokëve, familjarëve e edhe disa figura publike, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e këtyre reagimeve lamtumirëse ishte edhe ai i vëllait të tij, i cili me pak fjalë përshkruajti dhimbjen për humbjen e të ndjerit.

“Të allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi. Të shpërbleft zoti me xhenet beja i jem . Mi ke kput krahtë po ishalla zoti na bashkon ne xhenet”, shkroi ai.