Mësuesja e Liridonës: S’e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi
Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, e cila u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit ka treguar momentin kur Naimi e përshëndeti për herë të fundit bashkëshorten e tij, e cila dyshohet se u vra me porosi të tij.
Mësuesja tha se në arkivol, Naimi e preku shumë ftohtë gruan, duke i vendosur vetëm tre gishta në ballë, e duke mos e përqafuar për herë të fundit.
“Ka qenë vajzë shumë e hareshme dhe shumë e zgjuar. Ka reflektuar gjithmonë pozitivitet. Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo për Euronews Albania