Mësuesi e nxënësja japin shembull të mirë: Gjejnë paratë dhe ua kthejnë pronarëve, nuk pranojnë shpërblim
Mësuesi Lumni Berisha dhe nxënësja Majlinda Durmishaj kanë dhënë një shembull të mirë për të gjithë, shkruan Mitrovica SOT.
Ishte mësuesi Berisha i cili gjeti një shumë prej 370 eurosh, para të cilat ia ka kthyer pronarit. Pronari duke dashur të shpreh mirënjohjen deshi ta shpërblejë mësuesin me një shumë parash por që mësimdhënësi kishte refuzuar.
Pastaj, nxënësja Majlinda Durmishi ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash, të cilat i ktheu te pronari. Pronarja i ofroi shpërblim nxënëses por kjo e fundit nuk pranoi.
Postimi nga shkolla “Xheladin Deda”:
Kur mësimdhënësi dhe nxënësja bëhen shembull të mirësisë
Gjatë ekskursionit dhe qëndrimit 5 ditor në Shqipëri, ndodhën dy akte mirësie e edukate nga: mësimdhënësi – fizioterapeuti, Lumni Berisha, dhe nxënësja, Majlinda Durmishaj, kl 12/12.
Profesor Lumniu ka gjetur një shumë parashë, prej 370€, të cilat ia ktheu pronarit të tyre, një qytetari deçanas, cili u tregua shumë mirënjohës ndaj profesorit, duke i ofruar shpërblim një shumë të hollash të cilat profesori nuk i pranoi në asnjë mënyrë..
Pastaj, nxënësja, Majlinda, po ashtu ka gjetur një portfol me një shumë të konsiderueshme parashë, pasaportë e dokumente tjera të pronares, znj. Ledjana Ruci, shtetase shqiptare, të cilës iu kthyen nga nxënësja. Pronarja i ofroi shpërblim nxënëses, por ajo nuk pranoi asesi dhe në shenjë mirënjohjeje, pronarja ia dhuroi një dhuratë aspak modeste nga rëndësia që ka ajo për të.
E pamë të nevojshme ta ndajmë si informatë dhe shembuj për të tjerët, se mirësia dhe edukata: fitohen, kultivohen dhe praktikohen në vepër që pastaj ta përjetojmë ndjenjën e respektit meritor e të prekshëm nga të tjerët, e po ashtu të shërbejnë si motiv për të tjerët që të veprojnë njejtë sikurse këta.
Ju lumtê, profesor Lumni dhe nxënëse, Majlinda!
Respekt