Mësohen inicialet dhe mosha e personit që vdiq sonte në aksident
Sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Prevallë–Shtërpcë, tek vendi i quajtuar ‘’Kthesa e Kites‘’, në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyjeve në Shtërpcë ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa të Maqedonisë së Veriut.
Kështu ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Deri te aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Touran po qarkullonte nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës, dhe me të arritur në një kthesë, tek vendi i quajtur ‘’Kthesa e Kites’’ në afërsi të shtëpizës së rojeve të pyejeve, për shkaqe ende të panjohura, shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe automjeti kalon në anën djathtë të drejtimit të lëvizjes dhe bie 27 metra poshtë rrugës dhe me këtë rast, veç dëmeve të shkatuara materiale në automjet, një person me inicialet K.J (F/MV) e moshës, rreth 70 vjeçare humb jetën. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestar në Shtërpcë.
Ndërsa 3 persona tjerë, pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, me autoambulancë dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.