Lajme

“Merrna unë me to edhe nëse i ha 20 vjet burg”, qytetari shkon ta denoncojë policin, përfundon vet në ndalim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze direkt apo indirekt nga qytetarët të cilët përfshihen në mosmarrëveshje me ta. Raste të tilla shpesh përfundojnë në Polici dhe trajtohen nga prokuroritë respektive, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së shtunë, ku një qytetar kishte shkuar ra raportojë zyrtarin policor, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare, por përfundoi vet në ndalim policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se derisa i dyshuari po e tregonte ngjarjen në stacionin policor në Klinë, i mllefosur, ndër të tjera edhe e kishte kërcënuar zyrtarin policor të cilin shkoi për ta denoncuar. Siç mëson Sinjali, ai dyshohet të ketë thënë se “Sa ta shoh me a pa uniformë merrem unë me to edhe me ditë që i ha 20 vjet burg”, thonë burimet.

Përballë kësaj situate, zyrtari policor që mori deklaratën e të dyshuarit e njoftoi hetuesin dhe Prokurorin e Shtetit, me ç’rast ndaj tij u lëshuar urdhër për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Kanosje”.