Mërgimtari nga Kosova në hall me çfarë të ngrohet në Gjermani: Kaq po kushton metri i druve (FOTO)
Një mërgimtar nga Mitrovica por me banim në Gjermani ka alarmuar me çmimin e lartë të druve.
Kriza e energjisë elektrike ku po paralajmërohet ngritje e çmimit të rrymës poashtu edhe mungesa e saj, ka bërë që të gjithë të interesohen për alternativa të ndryshme, shkruan Jepi zë.
Në Gjermani sipas një mërgimtari ka filluar shitja e druve të përgatitura dhe të ndara në metër.
Disa foto të dërguara në “Jepi zë” shihet se metri i druve të gatshme për djegie kushton 239 euro.
Sipas tij ky çmim është shumë i lartë, ndërsa ka hallin se si do ta kalojë këtë dimër.