Lajme

Mërgimtari erdhi nga gurbeti extra për ta rrahur gruan, më pas u zhduk– Policia i konfiskon revole dhe AK-47

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar sot edhe një grua 33-vjeçare nga fshati Kushnin i Hasit e cila e ka raportuar burrin për shkak të dhunës që dyshohet se ka ushtruar ndaj saj rreth katër ditë më parë.

33-vjeçarja ka deklaruar se burri i saj i dyshuari L. M. 34 vjeç, ka ushtruar dhune fizike ndaj saj.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren.

Ai tha se sipas raportimit të viktimës, ajo ka marrë lëndime trupore të dukshme në fytyrë.

“I dyshuari pasi ka ushtruar dhunën është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. I njëjti punon dhe jeton në Austri dhe Gjermani, por dyshohet se ende është në Kosovë”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se viktima ka deklaruar se i dyshuari posedon edhe një revole dhe një armë të gjatë AK 47 të cilat ua ka doëezuar Policisë.