Lajme

Mbrëmë pati të shtëna me armë zjarri afër klinikës ku po trajtohet Andi Pajaziti (Italiani)

Tragjedia në Bon Vivant ku u përfshin dy grupe kriminale, duket se nuk po ndalet.

Siç raporton Sinjali, mbrëmë në klinikën e QKUK-së ku po trajtohet Andi Pajaziti i njohur si “Italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Pajazitit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, por pasi edhe ai është i plagosur, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Nuk dihet nëse të shtënat lidhen direkt me rastin e të premtes, megjithatë bëhet e ditur se Policia e Kosovës po kryen hetime.

Andi Pajaziti është i njohur për të kaluarën kriminale dhe dhjetëra vepra penale në të kaluarën.