Matoshi shpërndan këngë me përmbajtje eksplicite kundër Memli Krasniqit: ‘Dallash, qergash, mos fol se t’prej si dash’
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adriana Matoshi, e njohur për ndarjen e detajeve me ndjekësit në mediat sociale, së fundmi një përshkrim jo të zakonshëm e ka pasur për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin.
Matoshi, ia ka kushtuar Krasniqit këngën e rep artistit, Unikkatil – “Get Us (Dallash, qergash)”, e shkas për këtë veprim, sipas saj, është një “fyerje” që ajo pretendon ta ketë marrë nga i pari i PDK-së, në përgjigje të shfaqjes së një pankarte në hapësirat e kuvendit.
“Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, unë kam dalë me një pankartë ku shkruan ‘360 milionë nuk t’i falë kurrkush, kap e voto’, sepse opozita, siç e dini, ato para po i bllokon. Pasi që opozita e panë pankartën time, Memli Krasniqi, ‘një artist’, më ka fyer shumë keq, më ka thënë ‘ec, ec moj’”, ka thënë Matoshi, në një video të ndarë në mediat sociale.
“Unë, Memli Krasniqit po i them, ‘ti je veç një tingull, unë jam orkestër’. Të përshendes me një ‘diss’ të Unikatilit, linkun e keni këtu”, ka përfunduar deputetja.
Kënga më poshtë, përmban tekst eksplicit: