Lajme

Majko: Në kufirin Kosovë-Serbi, shpresa është bërë e rrezikshme

Pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko.

Në një postim në profilin e tij Facebook, Majko ka shkruar se shpresa në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme, dhe sipas tij vendimet e vështira janë afër.

“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerzit që humb, por me ata që shpëton”, ka shkruar ish-kryeministri shqiptar.