Lajme

“Magjia me vezë është më e rënda” Hoxha tregon si kuptoni nëse jua kanë bërë

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, ka qenë hoxha Dritan Beqiri nga Lushnja, i cili është bërë viral për një sërë shpjegimesh dhe informacionesh që i jep publikut, por edhe për disa fenomene që ai i lufton, siç është për shembull magjia.

Një ndër format e magjisë është ajo me vezë dhe hoxha tregon publikisht simptomat që kjo magji jep tek njerëzit.

Hoxha: Më e përhapura është magjia me vezë. Kjo magji jep këto simptoma të përgjithshme: Dhimbje mbas koke të përhershme dhe kjo dhimbje theksohet më shumë në perëndimin e diellit dhe gjatë mbrëmjes. Më pas ka një dhimbje mes shpatullave, dhimbje mesi, ka ngrirje të damarëve të qafës, ka shtrëngim në gjoks, ka dhimbje në zemër, jep dhimbje në stomak, jep dhe fryrje të anëve të barkut dhe gazra zakonisht.

Erjona Rusi: Dhimbje që nuk largohen duke pirë, le të themi Paracetamol?

Hoxha: Absolutisht jo, pikërisht kjo është e veçanta e magjisë sepse nuk arrin mjekësia ta përcaktojë qartë se çfarë diagnoze ka. Pasi përdor medikamentet, personi përsëri i vuan të njëjtat simptoma.

Arjon Muça: Ekzistojnë xhindet?

Hoxha: Sigurisht që po. Një hadith i Profetit Muhammed, ku thotë njeriun Allahu e ka krijuar, Ademin e ka krijuar nga balta, xhindet i ka krijuar nga flaka dhe engjëjt nga drita, kështu ata kanë botën e vetë dhe përmenden në Kuran.

Hoxha ka shpjeguar dhe kuptimin e Rukjeve të cilat janë leximi i pjesëve specifike të Kuranit për persona të cilët janë ndikuar nga forma të ndryshme të magjisë, nga mësyshja, urrejtja, xhelozia etj, domethënë nga forma të ndryshme të xhindeve. Ai shprehet se dikush duhet t’ja lexojë me zë të lartë në veshin e djathë të sëmurit, që t’i largohet magjia.