Lajme

‘Ma kanë marrë tokën, pa m’vet hiç’ – Qytetari nga Skënderaj i frustruar me problemet pronësore

Një qytetar nga komuna e Skenderajt ka thënë se tash e sa vite ka probleme me pronën, pasi komuna ia kishte marrë pronën e tij, për shkak të ndërtimit të rrugës, dhe i kishte dhënë një pronë tjetër rreth 200 metra larg nga prona e tij.

Ndërsa, tani siç thotë ai 6 vite më vonë, komuna i ka shpronësuar edhe atë pronë, duke i dhënë një pronë tjetër, raporton Gazeta 10.

“E kam pasur një pronë para 6,7 vitesh, por rruga kryesore ka rënë nëpër pronë timen dhe ma kanë marrë atë dhe me kanë dhënë një vend tjetër dhe prej atij vendi pa miratimin tim e e kanë shpërngulur dhe e kanë qit në një tjetër vend. jam kanë jam anku dhe me kanë thënë se do të bëhet një treg, a treg nuk ka askund. Prona mu mu ka marr dhe mu ka zhvendos në një vend tjetër pa me pyetur mu fare hiq, dmth mu ka bartë prona prej asaj në një tjetër. Kryetari i përparshëm e ka bllokuar atë pronë dhe çdo kryetar që vjen paska të drejtë me ta marrë këtu me ta dhënë diku tjerët, ku do me të shpërngul vet, pa miratimin tim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qeverisja aktuale e Skenderajt nuk e ka pyetur kur ia ka shpronësuar pronën.

“Prona ime ka qenë në qendër tek ura e Skenderajt, aty ka rënë rruga kryesore dhe mi ka marrë 2 ari. Dhe ma kanë dhënë saktësisht tek çerdhja e vjetër, dikur rreth 200 metra nga prona ime. Me kanë thënë se do të bëhet ndërtim, pastaj ka ardh tjetri kryetar dhe e ka bllokuar për 5 vite atë vend dhe tash ka ardhë kryetari tjetër edhe ky thotë qe pronën tënde ta kemi qit në tjetër vend”, ka thënë ai. /Gazeta 10/