Lirohen nga paraburgimi tre të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tre të mitur, të cilët dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur 11-vjeçare në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit me iniciale G.R, Besnik Beqiri, i cili tha se kanë kaluar 180 ditë dhe se të miturit nuk mund të qëndrojnë më shumë në paraburgim.
“Sot, nuk munden mu mbajt fëmijët në paraburgim, më shume se 180 ka qen proces teknik, sepse nuk mundem me i mbajt në paraburgim mbi 180 ditë. Nëse dënohen përfundimisht mund të kthehen në burg, por tash për tash në paraburgim nuk mund të kthehen më”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.
Avokati Beqiri ka thënë se nëse klienti i tij shpallet fajtor maksimumi mund të dënohet me 10 vite burgim.
Vendimi për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj G.R, G.J dhe Xh.S, është marrë të mërkurën nga Gjykata Supreme.