ShowBiz

Linda: Blero m’ka çu në hotel dhe ka insistu me ardh me mua në dhomë

Këngëtarja Linda Halimi gjatë spektaklit të sontëm të “Big Brother VIP Kosova” ka pretenduar se këngëtari Blero vite më parë e kishte dërguar me makinë deri tek “Hotel Vicotry” dhe se sipas saj e kishte pyetur edhe se “a mund të vijë në dhomë me ty”.

“Ka insistu me ardhë te dhoma e hotelit me mu. Më ka thënë a mundemi me e pi nga një gotë verë”, pretendon Halimi se i ka thënë Blero para 13 vitesh.

Sipas saj, kjo ka ndodhur gjatë kohës sa Blero kishte qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi.

Linda Halimi dhe Blero janë përplasur duke e akuzuar njëri-tjetrin për çështje morali.