Lajme

Liberalizimi i vizave, Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së: Është bërë progres në negociata

“Pas një diskutimi të gjatë, nuk u arrit konsensus; megjithatë, shtetet anëtare bënë progres të rëndësishëm në negociata. Presidenca do t’u rikthehet diskutimeve dypalëshe dhe do të përpiqet të finalizohet puna për këtë çështje të rëndësishme sa më shpejt të jetë e mundur”.

Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian, ka njoftuar se Grupi Punues për Vizat i Këshillit të BE-së ka zhvilluar diskutimin e dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shtetet anëtare kanë diskutuar rekomandimin e Presidencës Çeke për të lidhur liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, vetë Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së, duke theksuar se është arritur progres në negociata.