Lëvizja pa viza nga 1 janari, qeveria nis “shkollimin” e qytetarëve (VIDEO)
Datën kur zonës Schengen mund t’ia mësyjnë pa viza, e kanë ngulitur në kokë.
Por, kaq të qartë qytetarët s’i kanë edhe rregullat për këtë mundësi nga 1 janari, raporton Klan Kosova.
Këto përgjigje mund të ndryshojnë nëse fushata 2-muajshe që Qeveria e nis në Prishtinë të enjten, ka sukses.
Me forma të ndryshme, ajo do të fillojë informimin për liberalizimin e vizave nëpër qytetet e vendit, numri i të cilave nuk është definuar saktë, por që planifikohet të jenë mbi 20.
Cak do të jenë edhe zonat me mundësi më të lartë migrimi, derisa fushata pritet të përfshijë edhe veriun e shtetit, nëse siguria nuk cenohet.