Lepenci i “rrëmbyeshëm”, të dielën u gjetën trupat e 3 kosovarëve – pesë vjet më parë vdiqën tragjikisht dy policë
Të tre viktimat ishin anëtarë të një familje nga Prishtina, kurse nga ky aksident ka mbijetuar një person.
Autoritet maqedone e kanë ndaluar një person nga Shkupi, i cili dyshohet ta ketë shkaktuar aksidentin në të cilën humbën jetën tre kosovarët.
Me urdhër të Prokurorit të Shkupit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Kjo nuk është hera e parë që në ujrat e Lepencit e gjejnë vdekjen këta tre qytetarë. Para pesë vjetësh dy polic ishin aksidentuar me veturë zyrtare dhe ishin gjetur pas disa ditësh kërkime, shkruan lajmi.Net.
Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, kishin gjetur vdekjen tragjikisht në rrugën Kaçanik – Han i Elezit më 28 prill 2018.
Asokohe për gjetjen e policëve të aksidentuar përveç ekipeve të FSK-së ishin angazhuar qytetarë e ekipe të ndryshme të kërkim-shpëtimit.
Për vdekjen tragjike të tre qytetarëve kosovarë në Lepnec kanë shprehur ngushëllimi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, krerët e partive opozitare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, e Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/