ShowBiz

“Lavire”, Fjolla Morina me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut, Arbnora Ademajt e Shkenda Dubovës

Këngëtarja Fjolla Morina, që një kohë është duke marrë marrë vëmendje me reagimet e saj në rrjetet sociale. Para një kohe, Fjolla bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, teksa tashmë ka bërë “goditjen” e radhës.

Për arsye akoma të panjohura, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës.

“1 Lavirja Morena, 2 Arbnore Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua bajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.

Me këtë, ajo la të kuptohet se ajo ka probleme dhe po akuzon Morena tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.


Kurse në postimin e dytë këngëtarja iu drejtua menaxherit të disa emrave të estradës, Jetmri Agajt, duke shkruar “Krim i organizuar”.

Pas këtyre postimeve, nuk ka pasur ndonjë reagim, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka pasur me Fjollës dh personave që i ka përmendur.