LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një burrë, dërgohet urgjent në QKUK
Një rast i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në Vushtrri, në rrugën Rushit Statovci, ku një person ka mbetur i lënduar pas therrjes me thikë, raporton Gazeta Online Veriu info.
Veriu.info merr vesh nga burimet e saj se personi i therrur me thikë është V. N.
Rasti mësohet të ketë ndodhur ku personi është therrur me thikë nga punëtori i tij.
Rastin e ka konfirmuar edhe mjekja kujdestare në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
Ajo ka thënë për Veriu.info se në emergjencë kanë pranuar një person i cili ka qenë i lënduar nga therrja me thikë, dhe se për shkak të gjendje është transferuar në QKUK.