Lajme

LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri, ‘dridhen’ banesat tek “Tre Rrokaqiejt”

Një shpërthim shumë i fuqishëm ka detonuar veriun e Mitrovicës pak minuta më parë, njofton “Mitropol”.

Banorët e lagjes “Tre Rrokaqiejtë” bëjnë të ditur për “Mitropol” se shpërthimi ishte aq i fortë sa që ua shkundi edhe banesat.

Dyshimet e para janë se mjeti që shpërtheu ishte shok-bombë.

Edhe mbrëmë katër shpërthime janë regjistruar pranë stacioneve policore në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Kujtojmë se tashmë kemi hyrë javën e katërt të protestave të serbëve në komunat veriore ku janë zgjedhur kryetarët e rinj shqiptarë, gjersa sot gjatë ditës huliganët serbë kanë sulmuar nëntë gazetarë shqiptarë.