Lajme

LAJMI I FUNDIT: Një polic i plagosur pranohet në Spitalin e Mitrovicës, ka lëndime nga copat e granatës

Një polic i policisë së Kosovës është sjellur para pak minutash në Spitalin e Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

I njëjti është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi.

“Po mund të konfirmoj që një polic i Kosovës po merr trajtim në Spitalin e Mitrovicës. I njëjti ka marrë lëndime nga copa granate në zonën e abdomenit. Tash janë duke iu bërë ekzaminime tjera.” – deklaroi Zhubi për Veriu.info.

Ekipi i Veriu.info po vazhdon të qëndroj në Spitalin e Mitrovicës për të sjellë informacione në kohë reale për lexuesin.