Lajme

LAJMI I FUNDIT: Një person vdes pasi bie nga Ura e Gjakut në Mitrovicë

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga Ura e Gjakut pak minuta më parë në Mitrovicë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

“Mitropol” ka arritur të siguroj edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen detaje për identitetin ose moshën e viktimës.

“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për detajet./Mitropol/