Lajmi i fundit: Ky është i vrari në Runik
Një vrasje e rëndë ka tronditur Skenderajn orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se ka mbetur i vrarë Nexhmedin Loshi, 39 vjeçar nga fshati Pemishtë (Padalishtë).
Dy të plagosurit e tjerë janë nga fshati Çitak të cilët po trajtohen në spital.
Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë, pasi mjekët janë detyruar të ia amputojnë njëren këmbë.
Ndryshe gjendja e sigurisë në Kosovë ka shqetësuar qytetarët, pasi per disa javë kanë ndodhur disa vrasje.