Lajme

LAJMI I FUNDIT: 11 persona të lënduar nga aksidenti në Veternik

11 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në Veternik.Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku.Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona.Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”