Lajm tragjik për familjen Zogaj: Ky është personi që u vra në Malishevë
Një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri në fshatin Banjë të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Ndërsa Sinjali mëson se viktima është Isuf Zogaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, e ka konfirmuar lajmin duke bërë të ditur se edhe i dyshuari për vrasje është vetë dorëzuar në polici.
“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në koordinim të cilin janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha Elezaj.