Lajm i trishtë për familjen Mazrekaj: Vdes në aksidenti trafiku djali i tyre
Një aksident trafiku ishte fatal për nxënësin, Aron Mazrekaj.
Aroni u përplas dje nga një veturë, e plagët që mori ishin të papërballueshme
Mazrekaj ishte nxënës shembullor në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, madje edhe bursist.
Stafi i shkollës e kanë përkujtuar si një ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës, ku Aroni shërbente si kryetar i këshillit.
“Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte” thuhet në njoftimin që ka bërë publik shkolla ku vijonte mësimet Aroni.