Lajm i rëndë: Ndërron jetë ish luftëtari i lirisë dhe oficeri i Policisë së Kosovës
Murat Dervishaj ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, raporton Gazeta Online Veriu info.
I ndjeri ishte luftëtar i lirisë dhe një nga oficerët e parë të Policisë së Kosovës.
Ai gëzonte respekt të madhe jo vetëm në Skenderaj, dhe njihej si Bali.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në Kostërc të Skenderajt.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM MORTOR
Pas një sëmundje të rënd dhe kronike është ndarë nga jeta ish-luftëtari i lirisë dhe oficeri i Policisë së Kosovës Murat Dervishaj – BALI.
Ai ishte ndër pjesëtarët e parë të Policisë së Kosovës në stacionin policor në Skenderaj. Bali siç e thërrisnin të gjithë gëzonte respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshëm në popull por edhe ishte shumë i përkushtuar në punën e tij.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 11.05. 2023 në orën 17:00 në vendlindjen e tij në Kostërc të Skenderajt.