Lajm i rëndë: Ndahet nga jeta mësuesja nga Podujeva
Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësja e SHFMU “Naim Frashëri”, nga Podujeva, raporton Gazeta Online Veriu info.
Kalimin në amshim të mësimdhënëses Mehmeti e ka bërë të ditur institucioni ku ajo punonte përmes një njoftimi publik.
Mësimdhënësja është vlerësuar për punën e madhe duke nxjerrë gjenerata të shkëlqyera nga SHFMU “Naim Frashëri”.
Postimi i plotë:
N J O F T I M M O R T O R
Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se sot, më 04.04. 2023, u nda nga jeta, kolegia jonë, mësuesja e nderuar dhe shumë e dashur për të gjithë, Remzije Mehmeti.
Ajo, me sjelljen dhe punën e saj, u shqua dhe u vlerësua si punëtore e veçantë duke nxjerrë nxënës e gjenerata të shkëlqyeshme.
Ikja e saj nga kjo botë do të lë zbraztësirë të madhe ne shoqëri e në shkollën tonë.
Ne dotë vazhdojmè të ecim hapave te saj dhe me krenari do ta përmendim emrin e saj si sinonim te sjelljes njerëzore e të të arriturave të suksesesve të larta
Shpirti i saj i bardhë, pushoftë në paqe!
Me pikëllim,
Drejtoria dhe i gjithë stafi i shkollës.
Të gjitha aktivitete e planifikuara në shkollë, për sot, anulohen.
Varrimi bëhet në ora 17:00, te varrezat e hekurudhes.