Lajme

Lajm i mirë/ Nga kjo datë hapen pishinat në Kosovë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka bërë disa investime në infrastrukturën e pishinës së Gërmisë.

Në një njoftim për media të Komunës thuhet se “pas 10 vjetësh, pishinës së Gërmisë po i kthehet freskia” dhe paralajmërohet se hapja e saj do të bëhet në qershor.

“Pishina po vjen me një ambient të ri: guaskë të lyer, investime në amfiteatër dhe në terrenin sportiv, renovim të tualetit, shtretër për relaks, gjelbërim të shtuar, si dhe me kënd të ushqimit dhe aktivitete të shumta artistike për të gjitha grupmoshat. Pishina hapet në qershor”, thuhet në njoftim.