Lajm i mirë/ Edhe pompat e mëdha zbresin çmimet e derivateve, ky është çmimi aktual
Ulja e çmimi të naftës dhe derivateve të saj nëpër tregjet ndërkombëtare ka reflektuar edhe në Kosovë.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ditë me parë ka deklaruar se çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para pesë vitesh.
Berjani bëri të ditur ka rënie të çmimit të derivateve për 80 centë.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që dizelli të jetë 1 euro deri në 1.15 centë e poashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para pesë viteve. Kemi rënie të derivateve për 80 centë”, ka thënë Berjani për Express..
Një renie dukshme është parë sot edhe në pompen HiB petrol, ku çmimi ka rënë nga dita e djeshme ku ishte 1.29 cent në 1.18.