Lajme

Lajm i hidhur: Vdes ortopedi i njohur kosovar

Është ndarë nga jeta ordopedi i njohur kosovar, Afrim Gucati, shkruan Fakton.info.

Për vdekjen e tij ka nërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë

Ndahet nga jeta Dr. Afrim Gucati, specialist i Ortopedisë.

Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë.

Dr. Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Ortopedisë në Spitalin e pËrgjithshëm të Mitrovicës.

Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij!