Lajme

Lajm i hidhur: Ky është personi i cili humbi jetën sot në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova” përkatësisht në Vërmicë, ku humbi jetën një person dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar, raporton Veriu.info

Veriu.info ka mësuar se viktima quhet Sabahudin Sijariq, i cili ishte pjesë e stafit shëndetësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

Njoftimin e ka dhënë edhe një i afërm i viktimës.

Me pikëllim të madh ju njoftojmë se shoku ynë, fqinji, vëllai Sabahudin Sijariq humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku në rrugën Prizren – Prishtinë.

E lus Allahun që ta mëshirojë dhe t’i japë vendin më të bukur në xhenet.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. “Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”