Lajm i dhimbshëm: Një burrë vdes derisa po hante ushqim
Një burrë në Shtërpcë, gjatë ditës së djeshme, ka vdekur derisa po hante ushqim.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor teksa me vendim të prokurori trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, njofton Klankosova.tv.
“Shtërpce 20.04.2023 – 11:25. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ishte në një lokal duke u ushqyer, për një moment ka humbur ndjenjat. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.