Lajme

Labinot Tahiri flet për një rast të mashtrimit në emër të bamirësisë: Ata janë kriminelë!

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një hulumtim mbi një aferë të mashtrimit me fonde publike, në emër të bamirësisë.

Bëhet fjalë për rastin e “Ardit Gashit”, të riut nga Mramori i Prishtinës që iu keqpërdor dokumenti identifikues për të ndërtuar skemen e mashtrimit, për të përfituar mjete financiare, kinse për trajtim jashtë vendit.

Por pista e hulumtimit, rreth skemave të mashtrimit me fonde publike në emër të bamirësisë, do të zgjerohet edhe më tej.

Expose ka takuar këngëtarin Labinot Tahiri, i cili ka rrëfyer se kishte ren pre e mashtrimit në një rast tjetër.

“Ata janë kriminelë. Ka pasur raste, të shumta por nuk kanë dalur në pah, 0:47 kanë bërë dallavere dhe bëjnë ndoshta. Kohë të fundit kanë dalur dy tri raste. Këto keqpërdorime duhet të mirren shumë si serioze, për shkak se humb besimi i njerëzve, sidomos gurbetqarëve. Unë e kam marrë rastin e fundit prej mediave, rasti i Adnan Sylajt, më është lajmëru për atë një rast i ndishëm nga Gjakova. Falë zotit unë e kam ruajtur bisedën në Viber, dhe i kam postuar çkak kam shkruar më të. I kërkova foto nga spitali, me tha se është në intenzivë, thash okej prita prita, telefonat mbyll”, tha Tahiri.

Ai tregon edhe shumën e të hollave që kishte vendosur t’i dhuronte për këtë rast, në shenjë solidarizimi.

“Unë i kam dërguar 1000 euro nga mbramja ime, përmes Westrunionit dhe kjo është e publikuar fleta, janë keqpërdorime që duhet me u ndalë”, tha ai.

Më poshtë dokumentari i plotë: