Lajme

Ky është vinqi që u këput dhe e zuri nën veturë deçanasin

Mbrëmjen e djeshme, Indeksonline, ka raportuar se një person ka vdekur pasi vinçi i veturës kishe dështuar, duke i rënë përmbi.

Rasti në fjalë ka ndodhur në Isniq të Deçanit, dhe viktima është Adem Tahirsylaj.

Indeksonline ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura dhe vinçi i cili u këput dhe e la të vdekur.

Rreth rastit në fjalë, Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet mbi vdekjen e tij.

“Fsh. Isniq, Deçan 21.04.2023 – 16:45. Raportohet se në mënyrë aksidentale një veturë kishte rrëshqit nga vinçi dhe kishte nxënë poshtë saj viktimën mashkull kosovar. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin e policisë.