Lajme

Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prishtinë

Një aksident në trafik i shkaktoi lëndime të rënda një këmbësoreje në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Dashurije Gashi, 56-vjeçare, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mirëpo e njëjta s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë është Melvin Dinaj, 19-vjeçar.

Sipas të njëjtave burime, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

Me urdhër të prokurorit, Dinaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.