Ky është shoferi i arrestuar për aksidentin me fatalitet
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet pasditen e sotme në Veternik të Prishtinës ku goditi për vdekje me veturë një këmbësor, tashmë është arrestuar.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Mergim Limani.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore./Sinjali/