Ky është Refkiu, me BMW-në e famshme dhe me 225 gjoba në sirtar
Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri.
34-vjeçari prej kohësh me veturën e tij BMW ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.
Ai sot është arrestuar e vetura i është sekuestruar, policia gjithashtu ka njoftuar se Hajzeri i kishte edhe 225 gjoba nga e kaluara.