Lajme

Ky është punëtori nga Podujeva që vdiq pasi u rrëzua nga ndërtesa

Një punëtor ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës, pasi i njëjti është rrëzuar nga një lartësi në Shkabaj të Obiliqit.

Rastin e ka konfirmuar gjatë ditës edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësitë kompetente në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

Siç ka mësuar Llapi.info, viktima është 48-vjeçar, Ilmi Hakiqi nga Podujeva.