Lajme

Ky është pronari i lokalit qe u arrestua për helmimin e qytetarëve në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se se është arrestuar pronari i lokalit në Malishevë ku u helmuan 63 persona.

Qytetarët dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë.

Insajderi ka mësuar se pronari i lokalit që është arrestuar është Kujtim Shala.

“Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


Ndërsa siç bën të ditur AUV, në lokal është kryer inspektimi ku është vërejtur gjendje jo e mirë e hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës.

Për gjendjen e pacientëve, detaje ka dhënë Komuna e Malishevës.

“Gjendja e pacientëve të helmuar, aktualisht është stabile dhe situata është në kontroll dhe e menaxhueshme”, njoftoj Komuna.