Ky është polici që u plagos mbrëmë në Veri
Një polic i Kosovës është lënduar si pasojë e një sulmi që ka ndodhur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Serbovc të Zveçanit, bëri të ditur Policia mbrëmë në orët e vona.
Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit “Audi”, ngjyrë hiri, me targa KM.
Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë është plagosur në krah dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot QKUK përmes një njoftimi për media.
Polici i plagosur është E. Neziri, teksa Indeksonline ka publikuar edhe foton e tij.
Ky sulm ka ndodhur pak orë pasi Policia rriti praninë në komunat e veriut.